Sistem komplet nė bazė tė parimit “ēelėsi nė dorė”, disenji dhe zbatimi i Sistemit Informatik Pensional pėr Trustin e Kursimeve Pensionale tė Kosovės.

 

Gjatė gushtit tė vitit 2002, Komtel nė kooperim me kompaninė Carana - SHBA, ka fituar kontratėn pėr zhvillimin e projektit kompleks tė softuerit pėr sistemin e kursimeve pensionale tė Kosovės. Ky system pėrbėhet prej Web modulit dhe VBA modulit. Web moduli mundėson kėmbimin automatik tė tė dhėnave, dokumenteve dhe porosive me subjektet e ndėrlidhura nė procesin dhe ciklin afarist tė trustit tė kursimeve pensionale (Administrata tatimore, Banka e Pagesave tė Kosovės – BPK, Qendra pėr pėrpunimin qendrorė tė tė dhėnave e UNMIK-ut dhe ndėrmarrjet). Shfrytėzuesit, pėrmes kėtij moduli bėjnė transferin, validimin dhe pėrpunimin e tė dhėnave si dhe pranimin e pėrgjegjes (p.sh. deklaratat mujore dhe pagesat) pėrmes internetit. Shfrytėzuesit mund tė bėjnė vendosjen apo paraqitjen selektive tė tė dhėnave. Pos kėsaj, mundėsohet edhe dėrgimi i pyetjeve, pranimi i pėrgjegjeve apo inicimi i kėrkesave tė caktuara. Tė gjitha kėto funksione mundėsohen edhe pėr shfrytėzuesit intern me intranet.

Moduli VBA (pėrdoret vetėm nga shfrytėzuesit e brendshėm – personeli i KPST-sė)  mundėson validimin dhe pėrpunimin e mėtejshėm tė tė dhėnave. Ky modul bėn alokimin e kontributeve nė llogari tė kursimtarėve. Moduli posedon me njė vegėl tė fuqishme pėr sortimin dhe paraqitjen e tė dhėnave pėr kontributet, pagesat, institucionet financiare etj.

Moduli i udhėheqjes sė investimeve dhe i kontabilitetit mundėson pėrpunimin tė dhėnave financiare tė KPST-sė. Projekti ėshtė nė fazėn pėrfundimtare – testimit dhe trajnimit.